Ministrja serbe e drejtësisë: nuk heqim dorë nga hetimi i ushtarëve të UÇK-së

Nga Exit News
Ministrja serbe e drejtësisë: nuk heqim dorë nga hetimi i ushtarëve të UÇK-së

Serbia asnjëherë nuk do të heqë dorë nga hetimi i krimeve të luftës, të kryera nga UÇK-ja ndaj popullatës joshqiptare në Kosovë gjatë viteve të nëntëdhjeta.

Kështu i tha gazetës “Novosti” të Beogradit, ministrja e Drejtësisë e Serbisë, Nela Kuburoviq, raporton Koha.net.

Kuburoviq nuk ka konfirmuar ekzistimin e ndonjë liste të re, por tha se Serbia asnjëherë nuk do të heqë dorë nga ndjekja e të dyshuarve për krime lufte.

Proceset që zhvillohen në gjykatat serbe janë hapur në bazë të fakteve materiale, prandaj nuk ka kurrfarë arsyesh juridike që të hiqet dorë nga fletarrestet për autorët e dëshmuar të krimeve”, ka thënë Kuburoviq.

Sipas saj “Kosova e Metohija është pjesë e Serbisë nën protektoratin e OKB-së”, kur Serbia po përpiqet të “realizojë nivelin më të lartë të sovranitetit të saj”.

Ajo ka kritikuar edhe Projektin e Ligjit për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së, duke përkujtuar se atë e ka kritikuar edhe Perëndimi.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme