Ministrja serbe refuzon t’i japë Cakajt titullin ‘Qytetar Nderi’

Nga Exit News
Ministrja serbe refuzon t’i japë Cakajt titullin ‘Qytetar Nderi’

Ministria e Administratës Publike në Serbi Marija Obradoviç nuk ka pranuar të miratojë dhënien e titullit ‘Qytetar Nderi’ në Bujanoc për zëvendësministrin e Jashtëm Gent Cakaj.

Vendimi u mor në seancën parlamentare të Serbisë, ku ministrja Obradoviç tha se Cakaj ka akuzuar Serbinë për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës, ndaj ajo nuk mund të miratojë një titull të tillë për një ministër që akuzon Serbinë.

Ajo u shpreh:

“Gjashtë këshilltarë, kanë propozuar që Cakaj të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit. Ata e kanë dërguar propozimin më 20 nëntor, dhe në mënyrë ligjore kanë vepruar, ku unë si ministre është dashur të nënshkruaj propozimin.

Por, unë sot kam nënshkruar vendimin me të cilin refuzohet, propozimi i Kuvendit Komunal të Bujanocit, që Ministri shqiptar, Gent Cakaj, të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit. Ministri Gent Cakaj, ka deklaruar se gjatë luftës në Kosovë, Serbia është përgjegjëse për vrasjen e mijëra shqiptarëve, për depërtimin e miliona shqiptarëve dhe djegien e mijëra shtëpive.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>