Ministrja e Arsimit Besa Shahini deklaroi se provimet e maturës kanë qënë më të lehta për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Në një postim në Facebook, Shahini pohoi se nëse në fund kur të mblidhet rezultati i përgjithshëm i testeve të maturës, rezulton se ai ka qënë i vështirë do të këtë rishpërndarje të pikëve.
“Provimet Kombëtare hartohen nga ekspertë provimesh. Unë i besoj Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) kur thotë se sivjet provimet janë më të lehta se kurdoherë më parë sepse ndodhin pas një gjendjeje të jashtëzakonshme dhe prandaj janë konceptuar vetëm me alternativa – Pa Temat që janë zhvilluar në kushte shtëpie. Dhe kjo, vërtetohet lehtësisht në fund, kur të mblidhen të gjitha rezultatet dhe nëse rastis që testi të ketë qenë më i vështirë se sa njohuritë e nxënësve, atëherë QSHA bën rishpërndarje të peshës së pikëve cdo notë”
Reagimi i saj vjen pas protestës së një grupi maturatësh që protestuan para Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar rishikimin e testit të maturës për gjuhë letërsi, zhvilluar një ditë më parë.