Ministrja e Arsimit Besa Shahini deklaroi se vendimi për të shtyrë zgjedhjet për organet drejtuese në universitet erdhi si pasojë e situatës së COVID-19.
Në një postim në faqen e Facecook, Shahini deklaroi se vendimi u mor për shkak se nuk garantohej pjesmarrja e studentëve dhe ishte i koordinuar më të gjitha institucionet.
“Përderisa nuk kishim siguri se data e mëparshme mundësonte gjithëpërfshirjen e studentëve, u detyruam ta shtyjmë atë. Vendim ky, i ndërtuar mbi propozimet e vetë studentëve dhe i koordinuar me të gjitha institucionet e angazhuara në këtë proces, përfshirë edhe zyrën e Presidentit.”
Ministrja Shahini hodhi poshtë deklaratat e opozitës, në lidhje me fitoren e një beteje opozitare nga ana e këtyre të fundit, duke theksuar se do ishte mirë që “energjitë opozitare të kanalizoheshin në kauza reale që do të përmirësonin cilësinë dhe menaxhimin në arsim”
Të premten, Ministria e Arsimit vendosi të shtyjë pa afat të zgjedhjeve për drejtuesit e universiteteve të planifikuara për tu zhvilluar më 12 qershor.
Shkak për shtyrjen e zgjedhjeve është bërë pandemia e Covid-19 dhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 23 qershor 2020.