
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka i ka konsideruar zgjedhjet që mbahen sot në Kosovë, të rëndësishme për të gjithë shqiptarët.
Në një shënim në Facebook, Xhaçka uron Kosovën për një garë të qetë e qytetare.
Sipas ministres kjo është koha “për t’i treguar Europës e botës maturi e mençuri”.
“Kjo është një kohë vendimtare për shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi e kudo” shkruan Xhaçka.
Kosova mban sot zgjedhjet e parakohshme për të zgjedhur parlamentin e ri.