Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka mbrojtur ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca duke i quajtur shpifje akuzat e disa prej Përfaqësuesve të Aleancës për Mbrotjen e Teatrit.
Xhaçka shkruan në Twitter se Soreca ka mbështetur Shqipërinë për trajtimin e pasojave të tërmetit, pandemisë dhe në rrugën drejt integrimit ndonëse nuk ka kursyer kritikat ndaj qeverisë dhe politikës kur ka menduar se ato kanë gabuar.
“Më vjen keq për akuzat e shpifëse ndaj tij”, thotë Xhaçka.
Bashkimi Evropian i ka quajtur “fushatë kundër kreut të Delegacionit të BE-së në Shqipëri”, akuzat ndaj Sorecës.
22 përfaqësues të Aleancës për Teatrin paditën të hënën në SPAK ambasadorin Soreca për akuzën e ndikimit për llogari të kryebashkiakut Veliaj, në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e Teatrit Kombëtar.