Drafti i reformës në drejtësi nuk miratohet i plotë

Komisioni i Posaçëm për reformën në drejtësi miratoi sot draftin e reformës, përveç neneve për të cilat nuk është arritur dakordësia me PD-së.

Nenet e draftit u votuan vetëm nga përfaqësuesit e PS-së e LSI-së, pasi deputetët e PD-së braktisën mbledhjen.

Çëshjta për të cilën ende nuk ka dakordësi mes shumicës dhe opozitës është parimi i vendeve të rezervuara për zgjedhjen e anëtarëve të institucioneve të drejtësisë. Ky parim është dhe një prej rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Sipas PD-së, ky parim garanton përfaqësimin e opozitës në sistemin e drejtësisë dhe nuk lejon kapjen e këtij e tij nga shumica.

Në mbledhjen e sotme kanë qenë të pranishëm dhe ambasadori i SHBA-ve Lu dhe ambasadorja e BE-së Vlahutin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>