Miratohet projekti i parkimit me pagesë në Tiranë

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot në mbrëmje vendimin për parkimin me pagesë në qytet. Vendimi u miratua vetëm me votat e shumicës PS-LSI. Këshilltarët opozitarë, pasi u shprehën kundër projektit, bojkotuan votimin e tij.

Debati për vendosjen e tarifave për parkimin në çdo rrugë të Tiranës ka zgjatur rreth tre orë. Opozita, por në fillim të seancës, dhe këshilltarët e LSI-së, u shprehën hapur kundër tarifave, duke i konsideruar ato të larta. Pas një ndërprerjeje të papritur, këshilltarët e LSI-së ndryshuan qëndrim dhe e votuan vendimin.

Kryetari i Bashkisë Veliaj u shpreh gjatë mbrojtjes së propozimit të tij se menaxhimi i parkimeve publike është  domosdoshmëri. Ai deklaroi se banorët rezidentë do të parkojnë falas pranë banesave të tyre, por ende nuk dihet si do të realizohet kjo.

Me projektin e miratuar, Tirana do të ndahet në tre zona, me tarifa që ndryshojnë nga 20 lekë deri në 100 lekë për një orë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>