Komisioni i Ligjeve miraton projektligjin e pronave, opozita kundër

Komisioni i Ligjeve miratoi sot në parim, me votat e maxhorancës, projektligjin për trajtimin e pronave. Opozita votoi kundër projektligjit.

Deputetët e PD-së u shprehën se ligji është bërë thjesht për të ulur koston financiare të qeverisë dhe jo për të zgjidhur problemi e pronave.

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi u shpreh se “sapo ne të vijmë në pushtet do ta kthejmë këtë ligj mbrapsht, sepse ky ligj cënon të drejta kushtetuese të fituara dhe nuk mundet që kjo qeveria t’ia marrë përsëri ato.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>