Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis deklaroi se greqia do të jetën dominuese e detit Jon pas zgjerimit në 12 milje detare.
Gjatë fjalës së tij në parlament, Mitsotakis u shpreh se deti i Greqisë do të dyfishohet.
“Vendi ynë shtrin dominimin e tij në Detin Jon në 12 milje. Unë kisha njoftuar zgjerimin e ujërave tona territoriale që nga gushti. 4 muaj më vonë detet tona dyfishohen. Një e drejtë plotësisht e përputhshme me të drejtën ndërkombëtare dhe vendin tonë mund të zgjerohet në zona të tjera dhe në Kretë dhe gjetkë, por në një kohë dhe mënyrë që ne do të zgjedhim,”
Një ditë më parë, ministri i jashtëm grek Niko Dendias deklaroi se Greqia do të zgjerohet me 13 mijë kilometra katrorë.
Parlamenti grek pritet të votojë sot dekretin për zgjerimin e ujërave territorial në 12 milje.
Projektligji parashikon zgjerimin në ujërat perëndimorë nga gjashtë që është aktualisht në 12 milje detare. Kjo nuk do të ndikojë në ujërat në Egje, pranë brigjeve jugore dhe lindore të Greqisë, ku Athina ka mosmarrëveshje me Turqinë.
Greqia dhe Italia kanë nënshkruar tashmë një marrëveshje mbi kufijtë detarë që krijojnë një zonë ekonomike ekskluzive në Detin Jon, ndërsa Athina dhe Tirana ende nuk kanë rënë dakord për të gjitha detajet e kufirit të tyre detar dhe e kanë dërguar çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
Greqia thotë se sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara 1982 mbi Ligjin e Detit ajo ka të drejtën për të ushtruar të drejtat e saj në pjesë të tjera të territorit të saj.
Kryeministri grek Qiriakos Mitsotaqis u takua me kryeministrin Edi Rama në Athinë të premten por tema e detit nuk u përmend në informacionet që u dhanë në media.
Turqia ka paralajmëruar se një zgjerim i ngjashëm në lindje nga Athina do të ishte një shkak për luftë.
Greqia dhe Turqia prej disa muajsh kanë shkëmbyer akuza dhe kërcënime për sa i përket konfliktit për ndërhyrjet e Turqisë në ujrat grekë.