Mjekët e infermierët nisin vaksinimin sot

Nga Exit News
Mjekët e infermierët nisin vaksinimin sot

Mjekët dhe infermierët do të fillojnë vaksinimit kundër Covid-19 nga e hëna.

Këtë e bëri të ditur ministrja Ogerta Manastirliu gjatë një konferencë për shtyp.

Ajo bëri të ditur planin kombëtar për vaksinimin, duke theksuar se së pari do të vaksinohen stafi mjekësor.

Më pas do të vaksinohet personat në shtëpitë e të moshuarve, personat mbi 75 vjeç dhe personat me probleme shëndetësore.

Manastirliu deklaroi se vaksinimi do të bëhet fillimisht në stadiumin Air Albania dhe me vaksinën Pfizer/Biotech.

Ndërkohë kryemininstri Edi Rama pohoi se vaksina e mbërritur në vend sot ka ardhur nga një vend i Bashkimit Europian, emrin e të cilit nuk e bëri të ditur.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>