Mjekët luten të hiqet mesazhi i Ramës nga telefonët, “torturë” ta dëgjosh pa pushim

Nga Exit News
Mjekët luten të hiqet mesazhi i Ramës nga telefonët, “torturë” ta dëgjosh pa pushim

Mjekët, sidomos ata të spitalit infektiv në Tiranë që po përballojë fluksin kryesor të të sëmurëve me koronavirus, janë të detyruar që të dëgojnë shumë herë mesazhin audio të Kryeministrit Rama.

Telefoni është mjeti kryesor i komunikimit në punë mes mjekëve, si brenda spitaleve edhe më institucionet e tjera. Gjatë një ditë punë ata bëjnë me dhjetëra në mos qindra telefonata.

Në shumicën e këtyre telefonatave, je i detyruar të dëgjosh mesazhin e Kryeministrit. Akoma më absurd bëhet ky detyrim kur telefonon për të kërkuar ndihmë urgjent apo për një analizë urgjente dhe duhet të humbasësh kohën dhe durimin duke dëgjuar të njejtin zë, me të njejtin mesazh që e ke dëgjuar dhjetra herë.

Një person, që pretendon se është mjek në urgjencën e efektivit, i ka shkruajtur Exit News për të bërë apel që kompanitë celulare të heqin mesazhin audio të kryeministrit Rama. Ai shprehet se pati një moment dje kur përplasi telefonin nga nervozizmi kur u bë e paduruar të dëgjoje atë mesazh dhe të mos tërboheshe.

Exit News nuk e verteton dot autenticitetin e dërguesit, por ka verifikuar që vazhdon shfaqja e mesazhit audio të kryeministrit në komunikimet telefonike, për të cilët ne qemë të parët që shkruam dje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>