Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor ka nisur protestën para QSUT për shkarkimin e mjekut Ilir Allkja.
Në intervista për mediat mjekët e konsideruan të padrejtë shkarkimin e mjekut Allkja.
Një ditë më parë kjo sindikata njoftoi protestë para spitalit Nënë Tereza për largimin nga puna të mjekut Ilir Allkja.
Sindikata e shprehet se pushimi nga puna i mjekut është bërë për arsye politike dhe në një kohë kur bota ndodhet në krizë për staf mjekësor.
Mëngjesin e së mërkurës, 30 dhjetor, QSUT shkarkoi nga puna mjekun Allkja për shkelje të Kodit të Etikës.
Sipas një dokumenti zyrtar, drejtori i QSUT Enkelejd Joti argumetoi se mjeku ka shkelur rëndë etikën duke përhapur informacione të pavërteta.
Që prej marsin 2020, mjeku Allkja ka denoncuar vazhdimisht mungesën e mjeteve mbrotjëse për mjekët në frontin e parë dhe kushtet jo të mira nëpër spitale.
Allkja e quajti shkarkimin e tij nga puna, të nxitur nga denoncimet e kritikat që ai ka bërë për menaxhimin e pandemisë së Covid-19.