Mjeku Allkja: Më shkarkuan sepse kritikova menaxhimin e pandemisë

Nga Exit News
Mjeku Allkja: Më shkarkuan sepse kritikova menaxhimin e pandemisë

Mjeku i Urgjencës Kombëtare Ilir Allkja e quajti shkarkimin e tij nga puna, të nxitur nga denoncimet e kritikat që ai ka bërë për menaxhimin e pandemisë së Covid-19.

një intervistë për News24, të mërkurën, Allkja tha se ai në asnjë moment nuk ka shpifur, por ka folur për situatën reale në spitale me qëllim ngritjen e zërit për përmirësimin e situatës:

“Kam kritikuar sistemin, administrimin e pandemisë. Kam kritikuar përgjigjen mjekësore ndaj ndihmës, për njerëzit e prekur, për njerëzit që kishin nevojë. Këto i kam bërë në panoramën e asaj që quhet kërkesë për përmirësim.”

Mjeku tha se shëndetësia në Shqipëri ka pasur gjithnjë problem, por ‘por me nisjen e pandemisë, më e madhja e këtij shekulli, këto probleme u shtuan.’

“Nuk kam pretenduar që mjekët tanë të kishin kushte të njëjta me mjekët gjermanë, francezë apo grekë por duhet të ishim krah për krah me mjekët maqedonas, të Kosovës,” u shpreh ai.

Allkja theksoi se në asnjë moment nuk ka bërë deklarata kundër sistemit shëndetësor, madje ai i ka nxitur qytetarët publikisht që t’i besojnë spitaleve dhe mjekëve:

“Unë nuk kam asnjë rast konkret që të kem shkelur etikën e komunikimit. Kam ngritur zërin që qytetarët të kenë besim tek sistemi shëndetësor, të shkojnë në spital sepse kam hasur shumë pacientë që kanë firmosur për të mos u shtruar në spital.”

Ai paralajmëroi se do të ndjekë rrugët ligjore për të kundërshtuar vendimin për shkarkim nga puna.

Mëngjesin e së mërkurës, 30 dhjetor, QSUT shkarkoi nga puna mjekun Allkja për shkelje të Kodit të Etikës.

Sipas një dokumenti zyrtar, drejtori i QSUT Enkelejd Joti argumetoi se mjeku ka shkelur rëndë etikën duke përhapur informacione të pavërteta.

Që prej marsin 2020, mjeku Allkja ka denoncuar vazhdimisht mungesën e mjeteve mbrotjëse për mjekët në frontin e parë dhe kushtet jo të mira nëpër spitale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>