Karantinohet mjeku që vizitoi pacientët me koronavirus, denoncon mungesën e veshjeve mbrojtëse për mjekët

Nga Exit News
Karantinohet mjeku që vizitoi pacientët me koronavirus, denoncon mungesën e veshjeve mbrojtëse për mjekët

Mjekët e urgjencës që përballen me rastet e dyshuara me koronavirus nuk kanë materialet e nevojshme mbrojtëse për t’u ruajtur nga infektimi i mundshëm.

Doktori i urgjencës në QSUT Ilir Allkja, denoncoi përmes një videoje të shpërndarë në Facebook mungesën e veshjeve të posaçme.

Ai pohoi se është vetëizoluar pasi ditën e djeshme ka vizituar disa pacientë të dyshuar me koronavirus pa patur masa mbrojtëse.

“Jam vetëizoluar deri sa të konfirmohet gjendja ime shëndetësore, pasi mbrëmë kam vizituar 3 pacientë të dyshuar me koronavirus pa veshje speciale.”

Allkja shprehet se Njësia e Koordinimit të Urgjencave Mjekësore u dërgon Urgjencës së QSUT-së raste që paraqiten si helmime apo me sëmundje neorologjike, ndërkohë që pacientët janë ankuar për temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje.

“[…] ne jemi përballur me këto raste me një maskë të thjeshtë kirurgjikale, ndërkohë që duhej medoemos të ishim me veshje të posaçme”.

Mjeku i ka bërë thirrje Qendrës Kombetare të Urgjences Mjekesore dhe drejtuesit të saj, Skënder Brataj, që të jenë më të kujdesshëm ndaj personave që kërkojnë ndihmë përmes numrit 127:

“[…] kërkoni nëse ata kanë temperaturë, nëse kanë simptoma të frymëmarrjes, nëse kanë lidhje me të infektuar, apo me persona që kanë udhëtuar [jashtë]”.

Në videon e tij mjeku Allkja lutet që kolegët të pajisen me veshjet speciale që duhen për t’u përballur me rastet e dyshuara.

LEXO  Presidenti i KE Tusk kandidat për presidencën e Partisë Popullore Evropiane

“[…] po punojmë që të kursehet jeta e çdo shqiptari, ju [drejtuesit/pushtetarët] duhet të kurseni jetën e çdo mjeku apo infermieri […] veshjet vlejnë shumë më pak se jeta jonë [mjekëve]”.

Të bëhemi bashkë për të mundur Covid19 !

Gepostet von Ilir Allkja am Mittwoch, 11. März 2020

 

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>