Pneumologu Arjan Mezini i Sanatoriumi ka sqaruar sot për News 24 përgatitjen për të kthyer spitalin në spital karantin.
“Të sëmurët e Sanatoriumit janë zhvendosur në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku është krijuar një nga klinikat. Një nga shefat e pneumologjisë në Sanatorium do mbajë një grup mjekësh pneumologë, për të ndjekur të sëmurët e transferuar. Sanatoriumi ka një kapacitet prej 190 shtretërish”, tha mjeku Mezini.
Më 17 mars, Spitali “Shefqet Ndroqi” liroi të gjithë të sëmurët e lehtë, që mund të trajtoheshin në shtëpi. Dhe anulloi të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale jo emergjente.
Sikurse Exit News ka raportuar më parë, një pacient i Sanatoriumit infektoi 12 persona të tjerë, mes tyre 3 mjeke, një radiograf dhe 3 infermiere të spitalit.