
Një mjek në Sakramento të Kalifornisë u paraqit në një seancë gjyqsore online teksa zhvillonte një operacion.
Mjeku Scott Green u paraqit për të dëshmuar përpara gjykatësit ndërsa po kryente një operacion në një sallë spitali, raporton BBC.
Ai kishte shkelur rregullat e qarkullimit po për shkak të pandemisë, seanca gjysore ishte vendosur të zhvillohej online.
Paraqitja e papritur nga salla e operacionit habiti gjyqtarin i cili e pyeti nëse ishte duke kryer ndërhyrje kirurgjikale. Mjekur tha se ishte duke kryer një operacion por mund të merrte pjesë në proces pasi një tjetër kirurg ishte duke e ndihmuar në ato momente.
Megjithatë, gjyqtari e konsideroi të pavend dhe të papërshtatshme të gjithë skenën dhe për këtë arsye vendosi ta shtyjë seancën.
Për këtë ngjarje, Bordi i Mjekëve të Kalifornisë bëri me dije se ka nisur një hetim duke shtuar se pret prej mjekëve të ndjekin standardet e kujdesit kur trajtojnë pacientët.