
Mjeku Edvin Prifti mund të japë mësim në universitet. Kështu vendosi sot Gjykata e Posaçme e Apelit.
Prifti ishte i pezulluar dhe nga puna si pedagog deri në përfundimin hetimit nga SPAK. Me 15 maj SPAK njoftoi sekuestrimin e llogarive bankare të mjekut Edvin Prifti, i cili akuzohet për korrupsion.
Sipas njoftimit të SPAK, nga hetimi ishin grumbulluar prova të reja që krijojnë dyshime se Prifti ka ngritur një ‘skemë kriminale” që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore false, me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve.
Me 2 mars Gjykata e Posaçme e Apelit liroi nga burgu mjekun Prifti. Gjykata la në fuqi vendimin për pezullim nga detyra.
Mjeku Prifti apeloi në Apelin e Posaçëm vendimin për masën e sigurisë arrest me burg si dhe sekuestrimin e parave. Ai kërkon ndryshim të masës në detyrim paraqitjeje si dhe kthim të parave të sekuestruara pasi ato janë të ligjshme.
Prifti argumentoi se sekuestrimi i tyre është bërë në mënyrë të paligjshme, sepse ato janë gjetur gjatë kontrollit në çantën e tij. Kjo gjë është bërë sipas mjekut pa vendim gjykate.
Mjeku Prifti u arrrestua nga SPAK për korrupsion.