Mjeku Prifti fiton të drejtën të japë mësim në universitet

Nga Exit News
Mjeku Prifti fiton të drejtën të japë mësim në universitet

Mjeku Edvin Prifti mund të japë mësim në universitet. Kështu vendosi sot Gjykata e Posaçme e Apelit.

Prifti ishte i pezulluar dhe nga puna si pedagog deri në përfundimin hetimit nga SPAK.  Me 15 maj SPAK njoftoi sekuestrimin e llogarive bankare të mjekut Edvin Prifti, i cili akuzohet për korrupsion.

Sipas njoftimit të SPAK, nga hetimi ishin grumbulluar prova të reja që krijojnë dyshime se Prifti ka ngritur një ‘skemë kriminale” që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore false, me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve.

Me 2 mars Gjykata e Posaçme e Apelit liroi nga burgu mjekun Prifti. Gjykata la në fuqi vendimin për pezullim nga detyra.

Mjeku Prifti apeloi në Apelin e Posaçëm vendimin për masën e sigurisë arrest me burg si dhe sekuestrimin e parave. Ai kërkon ndryshim të masës në detyrim paraqitjeje si dhe kthim të parave të sekuestruara pasi ato janë të ligjshme.

Prifti argumentoi se sekuestrimi i tyre është bërë në mënyrë të paligjshme, sepse ato janë gjetur gjatë kontrollit në çantën e tij. Kjo gjë është bërë sipas mjekut pa vendim gjykate.

Mjeku Prifti u  arrrestua nga SPAK për korrupsion.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme