Mjeku Roland Xhaxho preket nga Covid-19

Nga Exit News
Mjeku Roland Xhaxho preket nga Covid-19

Mjeku reanimator Roland Xhaxho është infektuar me Covid-19 dhe është shtruar sot në spitalin Infektiv.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se Xhaxho është në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Ai është infektuar gjatë kujdesit për pacientët e tjerë me koronavirus.

Fillimisht lajmi u bë publik nga nga ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, i cili është mik dhe koleg me Xhaxhon.

Ai i uroi shërim të shpejtë mjekut dhe e falenderoi për kontributin e tij për përshtatjen e shërbimeve të reanimacionit për përballjen me këtë epidemi.

 

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme