
Mjeku Tritan Kalo ka bërë homazh për 24 mjekët që kanë humbur jetën për shkak të infektimit me koronavirus.
“24 yje që do t;i mungojnë vargut të yjeve të mjekëve shqiptarë, që punuan e sakrifikuan një jetë të tërë për të mbrojtur dhe shpëtuar jetët e të tjerëve.” – shkruan Kalo në shënimin në rrjetin social Facebook, ku shpërndau edhe një kolazh me fotografitë e 24 mjekëve.
Homazhin Kalo e mbyll me thirrjen për kujdes dhe respektim të masave mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e virusit.