Moderna do të furnizojë deri në 500 milion vaksina Covax-in

Nga Exit News
Moderna do të furnizojë deri në 500 milion vaksina Covax-in

Moderna do të furnizojë COVAX me  500 milion doza të vaksinës duke filluar në fund të vitit, njoftoi kompania të hënën.

Sipas marrëveshjes, Moderna do të bashkëpunojë me Covax për të furnizuar me 34 milion doza vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme deri në fund të vitit 2021.

Njoftimi erdhi pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH të premten miratoi përdorimin e vaksinës Moderna kundër koronavirusin për përdorim urgjent.

Kjo do të thotë se vaksina mund të jetë pjesë e nismës COVAX, e mbështetur nga Kombet e Bashkuara, për tu shpërndarë në të gjithë botën.

Deri më sot, 3 vaksina kundër koronavirusit kishin miratimin e OBSH-së, Pfizeri, Johnson & Johnson dhe dy versione të vaksinës AstraZeneca.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>