Mogherini bëhet rektore e Kolegjit të Evropës, pavarësisht akuzave për klientelizëm

Nga Exit News
Mogherini bëhet rektore e Kolegjit të Evropës, pavarësisht akuzave për klientelizëm

Federica Mogherini, ish-shefja e diplomacisë së BE-së, u zgjodh rektore e Kolegjit të Evropës, mes shumë kundërshtish dhe akuzash.

Mogherinit ishte kandidatja e vetme për vendin e rektorit të Kolegjit. Ajo u zgjodh në mënyrë të dyshimtë dhe u kundërshtua hapur nga ish-nxënës, profesor dhe zyrtarë të BE-së.

Ata u ankuan se politikania italiane nuk është e kualifikuar për vendin e punës, nuk përmbush kriteret e duhura dhe hyri në garë pas përfundimit të afatit të aplikimit më 30 shtator.

Mogherini është e para rektore me kualifikimin master dhe pa asnjë karrierë akademike. Gjithmonë, rektori i Kolegjit ka qënë profesor me gradën doktor dhe me një karrier të gjatë akademike.

Gjithashtu, zyrtarë të BE-së kundërshtuan edhe vetë procesin e përzgjedhjes duke e quajtur atë një makinacion të parapërgatitur.

Sipas raporti të Këshillit vlerësues të parë nga Politico.eu, kandidatët e parë u paraqitën me 30 shtator, por në nentor, Këshilli ka hapur garën edhe për kandidatë të tjerë, me justifikimin se asnjë nuk arriti të merrte më shumë se gjysmën e mbështetjes së anëtarëve të Këshillit.

I vetmi aplikant që u paraqit në thirrjen e dytë ishte Federica Mogherini. Ajo menjëherë morri mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Këshillit, pavarësisht se nuk përmbushte asnjë nga kriteret e vëna nga Kolegji.

Mogherini do të jetë rektorja e parë femër e Kolegjit të Evropës, shkolla më e rëndësishme e trajnimeve për zyrtarët e lartë të BE-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>