Mogherini lavdëron “përparimin mbresëlënës” të reformës në drejtësi

Mogherini lavdëron “përparimin mbresëlënës” të reformës në drejtësi

Në një deklaratë interesante bërë më 14 nëntor në Këshillin e Stabilizim Asociimit (BE-Shqipëri), Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini i thuri lavde qeverisë Rama vetëm një muaj pas ndërhyrjes me gjysëm-zemre në ligjin “special” të Teatrit Kombëtar, i cili kërcënon vetë parimet e Marrëveshje së Stabilizim-Asociimit (MSA).

Mogherini lëvdoi qeverinë shqiptare për “procesin mbresëlënës” për “konsolidimin e sundimit të ligjit”, teksa të gjithë treguesit e sundimit të ligjit në Shqipëri, vitin e kaluar, janë përkeqësuar, përfshirë shpërbërjen e Gjykatës Kushtetuese, vonesat masive në zbatimin e reformës në drejtësi, kapjen politike të Prokurorisë dhe paralizimin e Gjykatës së Lartë.

Përfaqësuesja e Lartë Mogherini më pas përmendi “disa rezultate të mira dhe konkrete” të reformës së drejtësisë:

“Pamë disa rezultate të mira dhe konkrete, sa i përket dënimeve me burg për anëtarët e një organizate të rëndësishme kriminale, nga Gjykata e Krimeve të Rënda një ditë më parë. Një shenjë jetike për vendosmërinë në betejën kundër krimit të organizuar.”

Ndërkohë, dy ish-deputetët socialistë, Arben Çuko dhe Arben Ndoka, u liruan dje nga paraburgimi, pavarësisht akuzave për korrupsion. Më 14 nëntor, në të njëjtën ditë me deklaratën e Mogherinit, Gjykata e Apelit në Vlorë shpalli të pafajshëm ish-kryetarin socialist të Vlorës, Shpëtim Gjika akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre. Ndërkohë, hetimet për të ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe kryetarit të bashkisë Durrës Vangjush Dako mbeten të bllokuara në Prokurori.

Reforma në drejtësi ka si objektiv të krijojë një gjyqësor të pavarur që mund të hetojë, ndër të tjera dhe politikanët e korruptuar. Deri më tani, nuk ka ndodhur asgjë e tillë.

Ndoshta deklarata më interesante e Mogherinit kjo:

“Ne ramë dakord që dialogu politik i vahzdueshëm dhe konstruktiv vazhdon të mbetet thelbësor për Shqipërinë që të adresojë plotësisht këtë axhendë reformash që është e rëndësishme për Bashkimin Evropian, por edhe për qytetarët e vendit dhe presim që të gjitha partitë politike të punojnë në këtë drejtim.”

Është mbresëlënëse se si  “ata”, pra qeveria dhe Mogherini “ranë dakord” që duhet “dialog politik i vazhdueshëm”, ndërkohë që opozita, përfshirë dhe kryetarin e komisionit të Integrimit Europian në Parlament, Genc Pollo, nuk ishte ftuar. Opozita e ka bojkotuar momentalisht parlamentin pasi qeveria ndërmori një sërë masash të njëanshme që dëmtuan seriozisht besueshmërinë e reformës së drejtësisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>