Mogherini takon Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Mogherini takon Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Marrëdhëniet me Jashtë Federica Mogherini zhvilloi dje një mbledhje joformale me Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë  Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë, të cilat deri dje ishin në një krizë të thellë politike.

Kujtojmë se BE luajti rol kryesor në zgjidhjen e krizave në këto vende. Në Shqipëri, BE nën të ashtuquajturën marrëveshje McAllister, e cila më pas u pranua nën presion amerikan, i dha fund bojkotit të zgjedhjeve parlamentare nga opozita, duke zgjidhur në ketë mënyrë krizën tre mujore politike në vend.

Mogherini ftoi Kryeministrin e Malit të Zi, të Kosovës të Shqipërisë, të Serbisë, të Maqedonisë dhe Kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës Denis Zvizdic për të diskutuar për të ardhmen e marrëdhënieve të rajonit me BE-në.

Sipas njoftimit për shtyp të Zyrës Rajonale të Sigurisë (EEAS) e Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian thuhet se:

Të gjithë të pranishmit shprehën vendosjen e tyre për të punuar në procesin e Integrimit Evropian sikurse u parashikua edhe nga Këshilli i Evropës në Mars të vitit 2017.

Ato përsëritën vendosshmërinë e tyre dhe ndanë interesin e fortë në forcimin e bashkëpunimit dhe arritjen e rezultateve të prekshme për qytetarët e rajonit.

Ato theksuan angazhimin e tyre për ruajtjen e marrëdhënieve të mira të fqinjësisë dhe thellimin e mirëkuptimit rajonal, përmes respektit reciprok dhe bashkëpunimit.

Përfaqësuesja e lartë/ Zëvendës Presidentja Mogherini i inkurajoi të gjashtë kryeministrat të përshpejtojnë punën e nevojshme për të plotësuar pritshmëritë e qytetarëve të tyre dhe të afrohen me të ardhmen e tyre në Bashkimin Evropian.

Mogherini zhvilloi edhe një takim dypalësh me Kryeministrin Edi Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>