Moisi Habilaj dënohet me 15 vite burg nga Gjykata e Apelit të Katanias

Nga Exit News
Moisi Habilaj dënohet me 15 vite burg nga Gjykata e Apelit të Katanias

Moisi Habilaj është dënuar me 15 vite burg nga Gjykata e Apelit të Katanias duke lënë kështu në fuqi vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Shkallës së Parë.

Mediat italiane raportojnë se Apeli i Katanias të mos ulë dënimin duke lënë të njejtin, 15 vite 5 muaj e 10 ditë burg për Habilajn.

Aktualisht Moisi Habilaj ndodhej në arrest shtëpie pas një vendimit të Gjykatës së Apelit në Maj të këtij viti.

Ai u arrestua në vitin 2017, si drejtues i një bande narkotrafiku që punonte në Shqipëri e Itali.

Moisi Habilaj u dënua me 15 vite burg nga gjykata e Katanias, në qershor 2019, si drejtues i grupit kriminal ‘Habilaj’ dhe për trafik ndërkombëtar droge e armësh.

Moisi Habilaj njihet dhe si kushuriri i ish-ministrit Tahiri, për të cilin në Shqipëri ka një process gjyqësor, pas akuzave për ndihmë dhe bashkëpunim me bandën e kushurinjve të tij.

Në 26 qershor, Gjykata e Posaçme e Apelit hodhi poshtë vendimin e shkallës së parë për ish-ministrin Saimir Tahiri, e cila e dënoi me me 5 vite burg, të ulura në 3,4 vite shërbim prove, duke e kthyer për rigjykim.

Siç Exit Neës ka shpjeguar më parë, gjykata e Apelit argumentoi se me vendimin ndaj Tahirit gjykata e shkallë së parë ka shkelur Kodin e Procedurës Penale, pasi ka ngritur akuza të reja ndaj Tahirit, për të cilat ai nuk është hetuar.

Ish-minitri Saimir Tahiri e ka apeluar në Gjykatën e Lartë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit, i cili kërkon rihetimin nga e para për të.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>