Monika Kryemadhi u rizgjodh kryetare e LSI-së në zgjedhjet e brendshme të partisë. Kryemadhi garonte e vetme në këto zgjedhje. Ajo morri 42 807 vota pro dhe 1300 vota kundra, nga 44 413 votues.
Rezultati u publiku nga Silva Caka, Kryetarja e Komisionit të Zgjedhjeve në LSI. LSI zbatoi për herë të parë votimin elektronik brenda partisë.