Monitoruesi i të Drejtave të Njeriut: Qeveria dështoi t’i sigurojë azilkërkuesve edhe nevojat më bazike

Nga Alice Elizabeth Taylor
Monitoruesi i të Drejtave të Njeriut: Qeveria dështoi t’i sigurojë azilkërkuesve edhe nevojat më bazike

Monitoruesi i të Drejtave të Njeriut Euro-Med ka theksuar “dështimin alarmant” të qeverisë shqiptare për të plotësuar nevojat minimale të ushqimit dhe strehimit të migrantëve dhe azilkërkuesve në vend. Monitoruesi raportoi se refugjatët në vend po vuajnë nga “pakujdesia alarmante e shtetit, mungesa e ushqimit, strehimi i papërshtatshëm dhe dhuna”.

Në një deklaratë të botuar dje, ata u kujtuan autoriteteve se dështimi i tyre i vazhdueshëm për të  përmbushur këto detyrime themelore është një shkelje e përgjegjësive ndërkombëtare të Shqipërisë, përfshirë Konventën e Refugjatëve të vitit 1951, në të cilën Shqipëria aderon.

“Qeveria shqiptare është e detyruar të sigurojë mirëqenien dhe sigurinë e të gjithë personave që gjenden nën kujdestarinë e saj, veçanërisht ata më të prekurit gjatë pandemisë Coronavirus”, thuhet në deklaratë.

Euro-Med Monitor tha se qeveria siguron rreth 2.60 euro (300 lekë) në ditë për secilin migrant. Kjo është “në thelb e pamjaftueshme edhe vetëm për mbijetesë” dhe ka rezultuar që shumë të kthehen tek lypja si shpëtim ose bien “pre e dhunës nga bandat”.

Në deklaratë shkruhet se qendrat e pritjes në vend janë pak të financuara, të mbingarkuara me njerëz dhe me kushte të pamjaftueshme. Kujdesi mjekësor është i papërshtatshëm dhe ofrohet nga një infermiere e cila është e kontraktuar nga UNHRC. Euro-Med Monitor shton se qendrat janë joigjenike dhe se ushqimi shpesh është i pangrënshëm.

Për më tepër, gjatë pandemisë COVID-19, autoritetet kanë mbyllur qendrat e pritjes për të porsaardhurit të cilët kanë lënë shumë persona pa strehim. Ka potencialisht qindra refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, të bllokuar në kushte të rënda në Tiranë – brenda një qendre pritjeje ose në rrugë.

Euro-Med Monitor i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që të ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme për të siguruar strehim adekuat dhe furnizime të mjaftueshme ushqimore për refugjatët. Ata gjithashtu duhet të sigurojnë siguri nga dhuna dhe rreziqet e tjera për mirëqenien e tyre.

Në 2018, kishte 4836 refugjatë të Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme në Shqipëri. Mijëra të tjerë e kanë përdorur vendin si një tranzit në kufijtë e Evropës Perëndimore. Midis 2019 dhe 2020, afërsisht 11.344 vendkalime u kapën nga policia e shtetit shqiptar.

Exit ka raportuar më parë për praninë e refugjatëve në Shqipëri, gjatë pandemisë COVID-19. Disa video u shfaqën nga pjesëtarët e forcave të armatosura duke u dhënë ushqim migrantëve të pastrehë në rrugët e kryeqytetit. Mediat e tjera lokale raportuan gjithashtu për gjendjen e vështirë të personave të zhvendosur në vend, duke theksuar mungesën e ushqimit dhe përhapjen e dhunës.

Exit Neës i ka dërguar disa pyetje për këtë temë Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Delegacionit të BE në Tiranë dhe një zëdhënësi të Kryeministrit Edi Rama.

2 komente

  1. Eagle 20 Qershor, 2020 në 2:03 pm

    Ne nuk,kdmi,buke per. Ete keta thone mbani refugjatet. Keta le ti mbaje Perendimi qe ju Shkaktoj luftrat dhe jo ne qe kemi vuajtur 500 vjet prej tyre. Shqiperia te ike nga lpnventa e refugjateve ashtu sic e kamd bete vendet e pasura islamike dhe izraeli

  2. Boss 20 Qershor, 2020 në 2:07 pm

    Ne nuk kemi buke per vete dhe keta thone mbani refugjatet. Keta le ti mbaje Perendimi qe ju Shkaktoj luftrat dhe jo ne qe kemi vuajtur 500 vjet prej tyre. Shqiperia te ike nga konventa e refugjateve ashtu sic e kane bere vendet e pasura islamike dhe izraeli. Ne djall vafte Evropa kurve se nuk e suam fare

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme