Monologu i javës, Kryeministri — Votim elektronik po të dojë OSBE

Monologu i javës, Kryeministri — Votim elektronik po të dojë OSBE

Këtë të dielë, Kryeministri Rama ia kushtoi monologun e tij të përjavshëm në Facebook, kërkesës së opozitës, votimit elektronik, duke e quajtur atë justifikimin e opozitës për humbjen e zgjedhjeve më 18 qershor. Kryeministri vazhdoi edhe këtë javë me sulme ndaj opozitës, duke e cilësuar atë një parti pa program për të ardhmen e vendit.

Disa nga pohimet e tjera kryesore të Kryeministrit Rama ishin:

  • PD ka një kryetar të ri, por jo një lider të ri, qoftë në frymë e përmbajtje. Por edhe nëse e kanë, nuk e kanë më të besueshëm;
  • PD i thonë më jepni votën që të kthej taksën e sheshtë, dhe 97% nga ju të paguajnë për qeverinë më shumë taksa nga rroga e tyre. Ndërsa biznesi të paguajë më pak. Ku gjenden kaq budallenj që me votën e tyre të shkojnë si cjapi te kasapi;
  • [K]ryetari i sotëm i PD-së është një fotokopje e zbehtë e atij që ishte, dihet që ato kandidatë janë rezervat e lodhura të një ndeshjeje të luajtur më 23 qershor 2013;
  • Këshillë opozitës: Ktheuni në realitet, dhe do mësoni se do bëni më shumë për Shqipërinë, veten e duke e sfiduar më mirë qeverinë.
  • Shqipëria ka ende luftë me korrupsionin, krimin, kjo nuk as diskutohet, por ka një përpjekje të qeverisë për të përmirësuar vendin, për të rritur ekonominë, për të forcuar rendin e sigurinë, për të vlerësuar meritën, por si mund të krahasohet sot qeveria jonë, me atë që ishte;
  • Votimi elektronik është sajesa e re e qeverisë së vjetër për t’i dalë përpara justifikimit për humbjen e radhës më 18 qershor;
  • Mbetemi te votimi elektronik, …. nëse OSBE miraton një plan kontrekt, atëherë e pranojmë pa asnjë zë. Nëse vjen një propozim serioz e mbështetur në një rast suksesi nga OSBE, atëherë e pranojmë, dhe e mbështesim.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>