Monologu i javës, Rama mbron policinë, sulmon median e bankat

Monologu i javës, Rama mbron policinë, sulmon median e bankat

Kryeministri Rama, në monologun  e së dielës, mori në mbrojtje policinë e shtetit lidhur me grabitjen e 3,2 milionë dollarëve ditën e enjte, 9 shkurt.

Kryeministri akuzoi bankat si bashkëfajtore në këto grabitje dhe  sulmoi median “për pisllëkun që po hedhin ndaj qeverisë për grabitjen e një banke”.

Sipas Zotit Rama, Policia e Shtetit ka hetuar dhe zbardhur ngjarje të ngjashme, si grabitja në aeroportin Rinasit, pavarësisht se deri më tani, prokuroria ka kërkuar vetëm dënimin e 6 personave të dyshuar për bashkëpunëtorë me grabitësit, por këta të fundit nuk janë kapur ende.

Ndër të tjera në monologun javor,  kryeministri Rama deklaroi:

  • Ku bën vaki të sulmohet qeveria dhe policia si të ishin organizatorë apo autorë të grabitjes së një banke? Kjo ndodh vetëm në pisllëkun politik e mediatik ku janë të zhytur kundërshtarët pa din dhe komentatorët pa iman të reformave tona.
  • Tellallët e pandregjshëm të së shkuarës dhe avoketërit e paskrupullt të të varfërve që maj foltores së kuvendit apo banakëve të medias rreken si të marrë të krijonë një panoramë për të çoroditur njerëzit e zakonshëm.
  • Në kohën e qeverisë së mëparshmë bankat janë grabitur 32 herë. Në këto raste, ashtu si në rastin e fundit grabitjet kanë qenë të organizuar nga një ndihmë brenda këtyre institucioneve që kanë rënë viktimë.
  • Suksesi i grabitjeve ka qenë i lidhur edhe me sisteme mizerabël sigurie dhe me refuzimin e pajustifikueshëm për të zbatuar masat sugjeruar në mënyrë të përsëritur nga policia e shtetit.
  • Policia e Shtetit ka zbardhur plotësisht qoftë rastin e bujshëm të Rinasit, qoftë atë të bankës së grabitur në qendër të Tiranës.
  • Ç’mund të bëjë një polici kur banka nuk është e përgatitur që të lajmërojë në çast policinë?!

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>