Monologu i javës, Rama: Protesta e PD-së, qesharake – Pikat kryesore

Monologu i javës, Rama: Protesta e PD-së, qesharake – Pikat kryesore

Kryeministri Rama, në monologun e kësaj të diele, foli për protestën organizuar nga Partia Demokratike një ditë më parë. Sipas Zotit Rama, protesta e opozitës është qesharake dhe po përdoret si “strehë për t’u mbrojtur nga reforma në drejtësi”.

Ndër të tjera, Kryeministri Rama deklaroi:

  • Më tingëllon qesharake që këta[Partia Demokratike] protestojnë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, pasi nuk ka pasur ndonjë cenim apo tentativë për të cenuar zgjedhjet.
  • Nuk ka ndonjë provë që zgjedhjet nuk do të jenë të lira dhe të ndershme.
  • Udhëheqësit e protestës kanë bilanc politik të dobët në raport me standardet e zgjedhjeve.
  • Udhëheqësit e kësaj proteste kanë qenë në pushtet dhe shqiptarët kanë përjetuar dhimbje nga kjo qeverisje.
  • Protestuesit kanë të drejtë të kërkojnë dhe vetëlargimin e qeverisë, por nëse çadra që polli protesta e djeshme do shërbejë si streha për t’u mbrojtur nga reforma në drejtësi, ata, protestuesit e djeshëm do jenë të trdhëtuarit më të mëdhenj nga udhëheqësit e protestës së tyre.
  • Reforma është vijë e qartë ndarëse mes Shqipërisë që trashëguam nga organizuesit e protestës së djeshme dhe Shqipërisë së sotme.
  • Ata që thirrën njerëzit dje në protestë nuk e duan reformën në drejtësi. Duan t’i mbrojnë me çdo kusht të korruptuarit në pallatin e drejtësisë.
  • Zgjedhjet e 18 qershorit do të jenë më të mirat që Shqipëria ka zhvilluar ndonjëherë.
  • Deri në ditën e fundit të këtij mandati do punojmë fort e do kërkojmë mandat tjetër.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>