Moody’s: Borxhi i lartë dhe ulja e investimeve të huaja rrezik për Shqipërinë

Moody’s: Borxhi i lartë dhe ulja e investimeve të huaja rrezik për Shqipërinë

Borxhi i lartë publik, rritja e kredive të këqija dhe mungesa e investimeve të reja të huaja janë problemet kryesore të ekonomisë në Shqipëri.

raportin e përvitshëm, Moody’s, agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të riskut të kreditimi të ekonomive, vlerëson me të njëjtën notë B1 Shqipërinë si një vit më parë. Vlerësimi B1 është zakonisht vlerësimi më i ulët i sigurisë, por që tregon një nivel relativisht të qëndrueshëm të vendit.

Disa nga përfundimet kryesore të raportit janë:

  • Vlerësohet nisma dhe përparimi në konsolidimin fiskal dhe reformat strukturore, nismë kjo e mbështetur nga Fondi Ndërkombëtar Monetar.
  • Rreziku se Investimet e Huaja Direkte do të ulen në vitet në vazhdim është i madh. Aktualisht është projekti TAP ai që zë pjesën kryesore të IHD-ve, por me mbarimin e tij në 2018-ën, bëhët urgjente tërheqja e IHD-ve të reja.
  • Barra e borxhit publik është ende e lartë, megjithëse ka pësuar rënie, ai vazhdon të jetë mbi 70 për qind tëProduktit të Brendshëm Bruto.
  • Kreditë e këqija (NPL) vazhdojnë të zënë shumë vend në grupin e kredive. Në fund të vitit 2016, kreditë e këqija zinin 18,3 për qind të kredive. Më shumë se gjysma e kredive janë të shprehura në monedhë të huaj, duke rritur edhe më tej shqetësimin.
  • Niveli i lartë i kredive të këqija ul besueshmërinë e bankave, pengon kreditimin dhe kufizon rimëkëmbjen ekonomike.
  • Shqipëria, pavarësisht progresit, vazhdon të përballet me rreziqe fiskale, veçanërisht në sektorin e energjisë elektrike për shkak të ekspozimit ndaj kushteve të këqija të motit që mund të çojnë në importe të kushtueshme të energjisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>