‘Mos ma vrit fëmijërinë’, protestë në Tiranë kundër abuzimeve me fëmijët

Nga Exit News
‘Mos ma vrit fëmijërinë’, protestë në Tiranë kundër abuzimeve me fëmijët

Në Tiranë mbahet sot marshimi protestë kundër abuzimit me fëmijët.

Aktivistë dhe qytetarë u mblodhën fillimisht tek Sheshi Skënderbej për të marshuar më pas në rrugët e kryeqytetit duke dhënë mesazhe të forta.

“Mos ma vrit fëmijërinë” ishte motoja kryesore e marshimit e shkruar në një banderolë që mbanin protestuesit.

ok

“Eduko djalin”, “Mos hesht, raporto”, “Ne jemi me ty”, “Ti s’je vetëm” ishin disa prej mesazheve të tjera që ishin shkruar në pankartat që shoqëronin marshimin.

Protesta ishte thirrur nga shoqëria civile pak ditë pas bërjes publike në media të lajmit për përdhunimin e 15-vjeçares nga Rrësheni nga një grup prej 5 personash.

marhsimitirane

marhsimitirane

marhsimitirane

Dy ditë më parë një protestë me të njejtën temë u zhvillua në Rrëshen.

Lidhur me rastin e rëndë, Gjykata e Lezhës vendosi të enjten arrest me burg Artan Kaçorrin, 31 vjeç, Albert Mollën, 27 vjeç, Ermal Tarazhin, 30 vjeç, Nike Lleshi, 44 vjeç si dhe A.GJ 17 vjeç.

Lajme te ngjashme