Moska dëbon shumicën e diplomatëve të Republikës Çeke

Nga Exit News
Moska dëbon shumicën e diplomatëve të Republikës Çeke

Qeveria ruse njoftoi të hënën ambasadorin e Republikës Çeke se katër të pestat e diplomatëve çekë kishin 24 orë për t’u larguar nga vendi, raporton The Guardian.

Praga akuzoi Kremlinin, dy ditë më parë, se ishte përfshirë në shpërthimin e një depoje municionesh në 2014, që shkaktoi dy viktima.

Raportet thonë se një pjesë e municioneve do t’i dërgoheshin ushtrisë ukrainase, e cila luftonte separatistët e mbështetur nga Rusia pas aneksimit të Krimesë.

Vendet perëndimore janë të bindura se hetimi i autoriteteve çeke është i plotë dhe i bazuar në fakte.

Ata rrëfejnë se njësia ruse 29155 GRU, pjesë e shërbimit të fshehtë ushtarak, është e specializuar në operacione të fshehta dhe vdekjeprurëse në Evropë.

Autoritetet çeke janë shprehur se do të përjashtojnë kompaninë shtetërore ruse Rosatom nga një tender prej 7 miliard dollarë për ndërtimin e një termocentrali bërthamor.

Nga ana e saj, Moska i quajti të dielën akuzat të pabazuara, duke thënë se pas tyre shihte dorën e amërikanëve.

Të shtunën policia çeke lëshoi urdhër-arreste për arrestimin e shtetasve rusë, Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov –  të dyshuarit për helmimin e ish-oficerit të GRU Sergei Skripal dhe vajzës së tij, në Salisbury në 2018.

Zbulimet e përdorimit të një agjenti nervor nga Moska në Evropë në 2018 çuan në dëbimin e më shumë se 100 diplomatë rusë nga Perëndimi.

Dëbimet dhe akuzat e dyanëshme ndodhin në situatën më të tensionuar, qysh prej Luftës së Ftohtë, mes vendeve perëndimore dhe Rusisë.

SHBA javën e kaluar vendosi sanksione shtesë për Moskën për ndërhyrje në zgjedhjet e 2020 dhe fushatat e spiunazhit kibernetik.

Moska u përgjigj duke dëbuar diplomat amerikanë dhe duke i bërë thirrje ambasadorit amerikan të largohet nga vendi.

Autoritetet ruse gjithashtu morën pozicion të hapur kundër SHBA-ve këtë muaj, duke i quajtur “kundërshtarin” e tyre.

Rusia shtoi praninë ushtarake në kufirin lindor të Ukrahinës javët e fundit, duke ngjallur reagimin e NATO-s.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, javën e kaluar, i bëri thirrje Rusisë të tërhiqet nga Ukraina dhe të ndalë provokimet.

 

 

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>