Moska heziton për një takim Putin-Biden

Nga Exit News
Moska heziton për një takim Putin-Biden

Rusia deklaroi të mërkurën se ishte shumë herët për të folur në lidhje me propozimin e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden për një takim me presidentin rus Putin, raporton Reuters.

Është ende shumë herët për të folur për këtë takim në terma të prekshëm. Është një propozim i ri dhe do të studiohet,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Propozimi, sipas tij, do të diskutohet më tej përmes kanaleve diplomatike.

Biden, në një telefonatë të martën, propozoi një samit të dy udhëheqësve për të trajtuar mosmarrëveshjet mes tyre.

Gjithashtu, ai i kërkoi Moskës të ulte tensionet e shkaktuara nga prania e shtuar ushtarake ruse në Ukrahinën lindore.

Raportet mes dy vendeve kanë qënë ndër më të tensionuarat prej Luftës së Ftohtë.

Shkak u bënë komentet e presidentit Biden muajin e kaluar se Putini ishte një “vrasës

Në përgjigje, Moska tërhoqi ambasadorin e saj në Uashington për konsultime dhe një muaj më pas, ai ende nuk është kthyer.

Rusia po përgatitet për sanksionet e reja me zbulimin e raportit që e implikonte Putin në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2020 në SHBA.

Presidenti Biden tha muajin e kaluar se Putini do të paguante për ndërhyrjen e pretenduar ruse.

Moska nga ana e saj, e mohon ndërhyrjen.

Kërcënimi i sanksioneve ushtron presion mbi rubla për javë të tëra, megjithëse masat e reja ndëshkuese deri më tani nuk janë vendosur.

LEXO  Shkon në 24 numri i të prekurve në Kosovë, 2 në 24 orët e fundit

Rubla u rrit ndjeshëm të Martën vonë pas thirrjes Biden-Putin.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>