Moti i keq, Bashkia e Vlorës thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet

Nga Exit News
Moti i keq, Bashkia e Vlorës thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet

Bashkia e Vlorës i bëri thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet me makina për shkak të motit të keq.

Në një njoftim zyrtar, Bashkia shkruan se ka rrezik për përmbytje.

“Duke parë kushtet e motit nê Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta.

Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje, na bëjnë të jemi të kujdesshëm.

Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj!  Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>