Motra e Klodian Rashës kërkon drejtësi në protestë për vrasjen të vëllait

Nga Exit News
Motra e Klodian Rashës kërkon drejtësi në protestë për vrasjen të vëllait

Motra e 25 vjeçarit Klodian Rasha ka kërkuar drejtësi për të vëllanë nga protesta që po zhvillohet para Kryeministrisë.

Vëllai nuk kishte porbleme me Policinë dhe nuk mbante armë, ka pohuar ajo nga protesta.

Sipas saj Policia nuk ka qëlluar në ajër, por e ka qëlluar menjëherë Klodian Rashën.

“Familja ime kërkon të drejtën, do të dijë se pse është vrarë. Vëllai ishte larguar 20 minuta larg nga shtëpia”, ka thënë ajo për gazetarët.

I pyetur nga mediat, babai i Rashës deklaroi  të nëjtën gjë. Ai ka thënë se djali i tij nuk ishte i armatosur madje kishte hurma në dorë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>