MSH: Mamografi falas në të gjithë vendin gjatë tetorit

Nga Exit News
MSH: Mamografi falas në të gjithë vendin gjatë tetorit

Ministria e Shëndetësisë njofton kryerjen e mamografisë falas, gjatë gjithë muajit tetor, në të gjitha spitalet e vendit.

“Mamografia falas mund të kryhet në spitalet rajonale të Gjirokastrës, Dibrës dhe Kukësit, Lezhës, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Korccë, Shkodër, Materniteti Mbreteresha Geraldine, Poliklinika Qendrore Tiranë, QSUT. Me orar të zgjatur nga dita e hënë në të premte, ora 8.00-18.00 dhe të shtunën, nga ora 9.00-14.00”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Gjithashtu, ministria njofton se “dy mamografitë e lëvizshme do të jenë në zonat rurale dhe urbane në të gjithë vendin sipas një kalendari të hartuar nga Instituti i Shëndetit Publik”.

Ekzaminimet do të kryehn në zbatim të protokollit anti-Covid19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>