Muçi: Gjykata Kushtetuese të shprehet për mbarimin e mandatit tim

Muçi: Gjykata Kushtetuese të shprehet për mbarimin e mandatit tim

Besnik Muçi, anëtari i Gjykatës Kushtetuese i ka kërkuar sot Gjykatës Kushtetuese të shprehet për mbarimin ose jo të mbarimit të mandatit të tij si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Sipas një njoftimi për media, Muçi sqaron se vendimi i KPA nuk ka efekt mbi të, pasi ai ka ndryshuar status, përpara vendimit përfundimtarë të KPA-së. Vendimin e tij ai e mbështet në nenin 130 të Kushtetutës:

“Qenia gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër politike, shtetërore, si dhe me veprimtari profesionale që ushtrohen kundrejt pagesës, me përjashtim të atyre të mësimdhënies, akademike dhe shkencore, sipas ligjit”;

Në nenin 64, pika b të ligjit për statusin e magjistrantëve se “vërtetohen kushtet e pazgjedhshmërisë dhe të papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit”; si dhe në nenin 179/b,  pika 3 të Kushtetutës:

Të gjithë gjyqtarët, duke përfshirë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, të gjithë prokurorët, duke përfshirë Prokurorin e Përgjithshëm, Kryeinspektorin dhe inspektorët e tjerë pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i nënshtrohen rivlerësimit ex officio”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>