Deputeti Mylsim Murri kërkoi të martën që Dick Marty dhe Jose Pablo Baraybarm të vinë në Shqipëri.
Ata duhet të vinë në një seancë dëgjimore publike për akuzat se ka pasur krime lufte në Shqipëri, tha Murrizi në Komisionin e Posaçëm për Dick Marty.
“Dick Marty le të vijë në një seancë publike përballë kombit shqiptar, e të thotë kë ka takuar, ku ka shkuar, nga e zbuloi Shtëpinë e Verdhë”, deklaroi Murrizi.
Kryetari i Komisionit Ulsio manja e ka rrëzuar kërkesën e Murrizit duke thënë se është jashtë kompetencave të komisionit për të thirrur shtetas të huaj në komision.
Kuvendi miratoi përbërjen e Komisionit të Posaçëm për Dick Marty në 3 dhjetor.
Ky komision u ngrit një javë më parë në Kuvend, me kërkesë të shumicës socialiste.
Qëllimi i tij është të analizojë raportin e Dick Martit dhe rolin e disa politikanëve shqiptarë, me të cilëve dhe të kreut të opozitës Lulzim Basha, në aktivitetin e UÇK-së në Shqipëri.
Propozimi erdhi pas debatave mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha mbi rolin që ka pasur Basha në hetimet për ‘Shtëpinë e Verdhë’, një shtëpi në veri të Shqipërisë, ku sipas Dick Martit, ish-liderët e UÇK-së dyshohet se kanë bërë trafikim organesh.