Murrizi: Nuk ka reformë pa ndryshim sistemi. Rama: Vijojmë diskutimet

Nga Exit News
Murrizi: Nuk ka reformë pa ndryshim sistemi. Rama: Vijojmë diskutimet

Kryeministri Rama dhe opozita parlamentare nuk ranë dakort për reformën zgjedhore, por diskutimet do të vijojnë.

“E rëndësishme është që të vazhdojmë të diskutojmë. Ne nuk do shkojmë në rrugën e një zgjidhje ku do kërkojmë aritmetikën por në rrugën e një diskutimi për kushtet e një dakordësie.”

Kështu u shpreh Rama në përfundim të takimit të kërkuar nga krerët e opozitës parlamentare, pas miratimit të marrëveshjes për reformën zgjedhore në Këshillin Politik.

Kreu i grupit paralamentar Demokrat, Myslim Murrizi këmbënguli se nuk do t’a votojnë reformën pa ndryshim sistemi. Kjo kërkesë, e propozuar nga Rudina Hajdari në Këshillin Politik, u refuzua nga të gjitha partitë e mëdha me argumentin se do të diskutohet në një fazë të dytë.

“Nuk ka fazë të dytë dhe as fazë të tretë. Javën tjetër qe do të mblidhet komisioni ne do të kemi propozime konkrete për ndryshimin e sistemit.” – tha Myslym Murrizi.

Këtë qëndrim mbajti edhe deputetja Rudina Hajdari edhe pse ajo vetë është një nga firmëtaret e marrëveshjes për reformën zgjedhore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>