Deputeti Myslim Murrizi ka deklaruar se po shqyrton mundësinë e një koalicioni me partitë e Astrit Patozit dhe Jozefina Topallit për zgjedhjet e 25 prillit.
Murrizi ka thënë të enjten për Report.Tv se ai do të jetë kandidat në 4 qarqe.
“Unë do të kandidoj më 25 prill së bashku me qytetare dhe qytetarë të interesuar për t’i vënë shqiptarët tek Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare. Do të kandidojmë në të gjitha qarqet. Unë do të kandidoj në 4 qarqe, në Fier dhe në Tiranë, të tjerat po i mendoj bashkë me kolegët deputetë themelues të kësaj force të re politike”, ka thënë Murrizi.
Murrizi gjatë intervistës u ndal edhe tek vrasja e 25 vjeçarit, duke thënë se Drejtori i Policisë në Tiranë dhe i Përgjithshmi duhet të japin dorëheqjen.
“Ligjërisht për mua duhet të japin dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe Drejtori i Policisë së Tiranë”, ka thënë deputeti.