Muscat pranon vrasjen e gazetares malteze Daphne Caruana Galizia

Nga Alice Taylor
Muscat pranon vrasjen e gazetares malteze Daphne Caruana Galizia

Vince Muscat, i arrestuari për vrasjen e gazetares malteze Daphne Caruana Galizia ka pranuar fajësinë për vrasjen e saj.

I njohur ndryshe si il-Kohhu, ai udhëzoi avokatin e tij të informonte gjykatën se do të deklarohej fajtor për të gjitha akuzat që akuzohet.

Caruana Galizia, gazetarja kryesore hulumtuese e Maltës u vra në tetor 2017 pasi një bombë ishte vendosur nën makinën e saj. Makina shpërtheu vetëm disa metra larg shtëpisë së saj, duke e vrarë atë menjëherë.

Gjykatësja Edëina Grima tha se pranimi i fajësisë ishte pranuar.

Dy bashkëpunëtorët e dyshuar të Muscat, Alfred dhe George Degiorgio nuk reaguan kur u njoftuan për dorëzimin e tij.

Besohet se Muscat po bashkëpunon me autoritetet dhe deklarimi i tij mund të jetë pjesë e një ujdie për pranimin e fajit ose shpresave për një dënim të reduktuar. Kërkesa e tij për një falje të plotë u mohua nga qeveria në janar.

Ndërsa ky është një zhvillim i mirë në çështjen që ka zgjatur për katër vjet, ende nuk dihet se kush e ka organizuar atentatin. Biznesmeni Yorgen Fenech akuzohet për financim dhe përfshirje të pjesshme në komplot, por individë të tjerë që besohet të jenë pjesë e planit duhet të përballen me drejtësinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>