Muslimanët protestojnë kundër Francës dhe presidentit Macron

Nga Exit News
Muslimanët protestojnë kundër Francës dhe presidentit Macron

Mijëra muslimanë në shtete të ndryshme të botës kanë organizuar protesta kundër Francës dhe armiqësie të perceptuar të saj ndaj islamit.

Tubimet anti-franceze u mbajtën ditën e premte në Pakistan, Bangladesh, Liban dhe vende të tjera.

Protestuesit bënë thirrje për bojkotimin e produkteve franceze dhe dënuan qëndrimet e presidentit Emmanuel Macron, i cili e quajti islamizmin një besim fetar në krizë, kur i doli në mbrojtje publikimit të karikaturave të profetit Muhamed.

Macron tha se “islamistët kërkojnë të ardhmen tonë” ndaj vranë mësuesin e shkollës në Francë, por kjo nuk do i ndalojë ata të publikojnë karikatura.

Shumë muslimanë janë ofenduar nga deklaratat e presidentit Macron.

Protestat në vendet muslimane vijojnë prej disa ditësh.

Në Pakistan, policia qëlloi protestuesit me gaz lotsjellës, pasi demostruesit po marshonin drejt Ambasadës franceze në Islamabad.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>