Mustafa nuk shkon në takimin e thirrur nga Osmani

Nga Exit News
Mustafa nuk shkon në takimin e thirrur nga Osmani

Kreu i LDK-së Isa Mustafa nuk ka shkuar në takimin që Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës se presidentes thirri të martën në orën 13:00.

Në një prononcim për mediat e Kosovës, Mustafa tha se do të delegojë dikë tjetër në takim dhe nuk do të shkojë personalisht. Sipas Koha.net, përfaqësuesi i LDK do të jetë Arben Gashi.

Ndërkohë edhe nga partitë e tjera janë dërguar përfaqësues. Vetëm kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti do të shkojë vetë në takim.

Nga PDK-ja në orën 15:00 do të shkojë Memli Krasniqi dhe në orën 16:00, nga AAK-ja, Besnik Tahiri.

Lajme te ngjashme