Mutacione të koronavirusit edhe në Maqedoninë e Veriut, vaksina mbërrin në shkurt

Mutacione të koronavirusit edhe në Maqedoninë e Veriut, vaksina mbërrin në shkurt

Maqedonia e Veriut ka regjistruar disa variente mutacionesh të koronavirusit por jo atë që është shfaqur në Britani.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi në një prononcim për mediat se janë 7 variante që janë evidentuar të cilat nuk përbëjnë rrezik të shtuar për popullësinë. Më parë këto varianta janë shënuar të Serbi dhe Zvicër, shtoi Filipçe.

“Që nga stina e verës (2020), tek ne janë zbuluar gjashtë apo shtatë mutacione gjenetike në Laboratorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut. Nuk janë të ngjashëm me variantin e ri të koronavirusit të ri në Britani të Madhe”

Sa i përket vaksinave, Filipçe deklaroi se dozat e para në Maqedoni priten të arrijnë gjatë shkurtit përmes marrëveshjes së drejtpërdrejtë me Kompaninë “Pfizer” por edhe nga mekanizmi COVAX.

 “Ditëve të fundit jemi informuar edhe nga mekanizmi COVAX, se edhe vaksinat e tyre do të arrijnë në muajin shkurt. Ka mundësi, që ndonjë prej vendeve me të cilët bisedojmë, më konkretisht Austria, Bullgaria, Polonia dhe Greqia, të ndajnë sasi nga vaksinat e tyre, por problemi kryesorë për mosrealizimin e mekanizmit të paralajmëruar nga ana e Komisionit Evropian për Solidaritet, jo vetëm për vendin tonë, por edhe me vendet tjera që nuk janë pjesë e BE-së, qëndron në sasitë që ata I kanë marrë për vete”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>