Muzeu Amerikan i Historisë heq statujën e ish-presidentit Ruzvelt: Promovoi racizmin

Nga Exit News
Muzeu Amerikan i Historisë heq statujën e ish-presidentit Ruzvelt: Promovoi racizmin

Muzeu Amerikan i Historisë në Nju Jork do të heqë statujën e ish-presidentit Teodor Ruzvelt nga hyrja kryesore e muzeut.

Vendimi, i njoftuar të dielën, vjen pas një sërë incidentesh dhe heqjesh me dhunë të statujave të figurave historike të lidhura me skllavërinë, frymëzuar nga protestat kundër racizmit që po vijojnë në Amerikë që prej fundit të majit. Protestat nisën pas vrasjes së George Floyd, një qytetar me ngjyrë, nga një polic amerikan.

Statuja në muze tregon Ruzveltin, presidentin e 26-të të SHBA-ve, mbi kalë, i mbështetur nga një afrikano-amerikan dhe një vendas amerikan. Statuja, prej disa kohësh, ka qenë shënjestër protestash.

Të dielën, presidenti i muzeut Ellen Futter tha për New York Times:

“Gjatë javëve të fundit, ne jemi ndikuar thellësisht nga lëvizja gjithnjë e më e gjerë për drejtësi racore që ka nisur pas vrasjes së George Floyd.

Po shohim se vëmendja e botës dhe vendit është kthyer gjithnjë e më shumë te statujat si simbole të fuqishme dhe të dëmshme të racizmit sistemik. E thënë thjesht, ka ardhur koha për ta hequr.”

Në një deklaratë, kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio, tha se bashkia mbështet kërkesën e muzeut për të hequr statujën “sepse ajo përshkruan në mënyrë të qartë se njerëzit me ngjyrë dhe indigjenët shihen si të nënshtruar dhe racë inferiore ndaj të bardhëve. Është vendimi i duhur dhe koha e duhur për të hequr këtë statujë problematike. “

Presidenti Ruzvelt qendroi në detyrë nga viti 1091 deri në 1909

Vitet e fundit, pikëpamjet e tij për racën dhe rolin e tij në luftën Spanjoll-Amerikane kanë tërhequr kritikat e qytetarëve dhe studiuesve. Në një protestë në vitin 2016, aktivistët e quajtën statujën “një mishërim të epërsisë së të bardhëve që vetë Ruzvelt e mbështeti dhe promovoi”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>