Kreu i grupit parlamentar ‘Demokrat’ Myslim Murrizi ka ftuar opozitën jashtëparlametare PD – LSI t’i bashkohen në kërkesën për ndryshimin e sistemit në lista të hapura.
Ai tha se do të kërkojë të ulë deri në 2% pragun për partitë politike, pavarësisht se drafti i firmosur prej tij kërkon një prag 5%.
“Mes listës së hapur dhe pjesëmarrjen time në Kuvend, unë zgjedh të parën. Edhe me djallin do bëj pakt për të hapur listat. Mund të jetë edhe Basha e Mediu dakord që ta ulin. Prandaj unë them hajde ulemi e flasim.” – tha Murrizi në Open.