Myslym Murrizi: Opozita parlamentare nuk e voton Reformën Zgjedhore

Nga Exit News
Myslym Murrizi: Opozita parlamentare nuk e voton Reformën Zgjedhore

Opozita parlametare nuk do të votojë në kuvend asnjë marrëveshje të arritur nga Këshilli Politik që nuk plotëson kushtet e tyre, mes të cilave dhe listat e hapura të kandidatëve për deputetë.

Kështu deklaroi deputeti Myslym Murrizi pas takimit me ambasadoren Yuri Kim:

 “U thamë nuk votojmë asnjë lloj pazari. Nuk votojmë në parlament asnjë marrëveshje të pjestarëve të dosjes 184, Damian Gjiknuri.

Kërkojmë listat e hapura, administratë zgjedhore jo politike, votë emigrantësh. Pa këto kushte që i kemi kërkuar prej 15 muajsh, nuk votojmë asnjë marrëveshje.”

Nuk dihet ende nëse Murrizi përfaqëson mendimin e të tre grupeve parlamentare të opozitës, të cilët kanë 31 deputetë në total dhe 8 deputetëve që janë jashtë grupeve parlamentare.

Murrizi është anëtar i grupit Demokrat, i cili ka 11 anëtarë, mes të cilëve dhe Rudina Hajdarin, pjesë e Këshillit Politik.

Grupi tjetër ‘I pavarur’ ka 9 anëtarë dhe kryesohet nga Nimet Musaj, ndërsa grupi ‘Demokraci dhe drejtësi’ ka 11 deputetë kryesohet nga deputeti Edmond Stojku.

Në takim me ambasadoren Kim morën pjesë Hajdari, Murrizi, Musaj, Stojku dhe Gjoni. Përveç Murrizit, asnjë prej tyre nuk bënë deklarata pas takimit.

Për votimin e reformën në kuvend nevojiten 84 vota, ndërsa shumica socialiste ka 75 vota.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>