10 gratë naftëtare kanë dalë të hënën nga greva e urisë, pas 26 ditësh. Ato do të bisedojnë me kryeministrin Rama në orën 18:00.
Në momentin e lënies së dhomës ku u strehuan për 26 ditë, gratë janë pritur me brohorima nga naftëtarët e tjerë.
Për median naftëtaret thanë se nëse kryeministri nuk plotëson kërkesat e tyre, ato do të rikthehen sërish në grevë:
“Ne po bëjmë një hap mbrapa për të gjetur një zgjidhje. Do të dalim nga greva qoftë edhe për dy orë për të dialoguar me kryeministrin dhe nëse nuk na jepet zgjidhje do t’i rikthehemi prapë grevës.”
Naftëtarët kërkojnë nga Rama garanci për plotësimin e kërkesave të tyre: marrjen e rrogave të prapambetura dhe rifillimin e punës në rafineri.